Një situatë kaotike ka përfshirë seancën plenare të parlamentit të Shqipërisë në ditën e sotme. Deputetit e opozitës kanë përmbysur karriget dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Në një prononcim nga rrjetet sociale brenda ambienteve të Kuvendit Berisha njoftoi se ata do të shpallin sot grevën e urisë në sallën e Parlamentit. Ai u kërkoi kolegëve të shumicës të largohen, pasi nuk do të lejojnë zhvillimin e një seancë normale. Tani mund të ikni se ne do vazhdojmë do të shpallim grevën, tha 80-vjeçari Sali Berisha, zjarrvënësi i Shqipërisë, që ka viti 1991. Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka rrethuar godinën, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit ka një prezencë të shtuar të policisë në rast të përshkallëzimit të situatës. Përveç numrit të lartë të gardistëve kemi vënë re dhe një prezencë të shtuar të efektivëve të Policisë së Shtetit. Kaosi në seancën plenare është përshkallëzuar edhe me përdorimin e gazit lotsjellës, ashtu sikur opozita e Albin Kurtit tri katër vjet më parë që kishte përdhunuar Kuvendin e Kosovës , duke protestuar kundër Asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …