Propozimi i BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pranuar nga të dyja palët, bëjnë të ditur disa medie në Serbi, mirëpo aktualisht po kërkohet një formë e përshtatshme që do të kënaqë Beogradin dhe Prishtinën. Sipas këtyre medieve përveç që Kurti pranoi themelimin e Asociacionit edhe Vuçiqi ka pranuar draftin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, por ka kërkuar që të mos ketë nënshkrim para datës 17 dhjetor, kur zgjedhjet zhvillohen në Serbi. Pas takimeve të ndara në selinë e Bashkimit Evropian, ngjante se të dyja palët ishin larg çdo marrëveshjeje, derisa kryetari i Serbisë pretendonte se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara ishte i papranueshëm për Serbinë, nga Kosova erdhën mesazhe se ishte Vuçiq ai që refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga Brukseli. Ndërkohë është rikonfirmuar se nënshkrimi i mundshëm mund të vijë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, të cilat janë planifikuar për 17 dhjetor.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …