M. Haradinaj-Stublla: Aleanca e Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Meliza Haradinaj-Stublla: Si ka pranuar kjo Qeveri, që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të rihapë negociatat për Asociacionin

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është shokuese se si kjo Qeveri, ka pranuar që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të rihapë negociatat për Asociacionin në marrëveshjen e Ohrit. Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj-Stublla ka thënë se rihapja e negociatave për Asociacionin, rrezikon edhe kthimin e 23 pikave që i kishte hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Ajo çfarë mund të them është se për mua personalisht ka qenë shokuese sesi kjo qeveri ka pranuar që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese (e cila hodhi poshtë substancën e një asociacioni një etnik, me tendencë për kompetenca të ndërmjetme mes pushteteve ekzistuese në Kosovë) të rihapë për negocim në marrëveshjen e Ohrit çështjen e Asociacionit duke rrezikuar rikthimin e serishëm të atyre 23 pikave që i hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Dhe jo vetëm kaq, u zgjerua në koncepte të reja të të ashtuquajturit ‘vetëmenaxhim’ – i cili ka domethënie të ndryshme në shqip, anglisht, e serbisht dhe rrjedhimisht do të mund të “keqpërdoret” përgjatë zbatimit në të ardhmen”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …