Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së, e cila me të mësuar lajmën për mbytjen e dy fëmijëve përnjëherë fajin e ka adresuar te kryetari me kërkesë për dorëheqje, pavarësisht se gropa mund të jetë hapur në kohën e Isa Mustafës. Ahmeti ka thënë se të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit. “Sot ndihem i pafuqishëm. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit (kjo e sotit disa vite e vjetër)”, ka thënë Ahmeti. “Të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim”, ka shtuar më tej ai. Ahmeti ka thënë se këto gropa do të na marrin edhe shumë jetë derisa të mbyllen. “Sot po qaj për ata dy fëmijë, edhe për shumë të tjerë që e humben jetën nga pamundësia për t’i mbrojtur nga e keqja që na ka kapluar në vitet e fundit”, ka thënë Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …