Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka thënë se ka ardhur dita në të cilën kryeministri, Albin Kurti po e mbron Zajednicën të cilën e ka kundërshtuar për dhjetë vite me radhë. “Të kemi ftuar me diskutuar, por ti vjen i ngarkuar, se të ngarkon e kaluara politike. E vështirë është sot për mua me ditë a me qesh a me qajtur, me fjalën tënde. A me qesh që erdh dita, që 10 vjet ma vonë ti me e mbrojt Zajdenicën. A me qesh se ti po e mbron propozimin e mirë për Zajednicën. A me qa për jetët e humbura që iu ke pri për me e kundërshtuar Zajdenicën, e që sot ti po e mbron. Ngarkesa jote është parë nga të gjithë. S’të kemi thirr me të shpallë as spiun as tradhtarë. Arsyeja themelore është transparenca. Ju ke raportu ambasadorëve, e jo deputetëve. Cila është esenca mos me ardhur në Kuvend, e më të thirr. Është dashtë vet me ardhur” ka theksuar mes tjerash Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …