Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që s’po e ndan draftin për Asociacionin të propozuar nga emisarët perëndimorë, për të cilin Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë. “Me dashje apo pa të, Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial informatat”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se një kryeministër kurrë s’do të pranonte që informatat relevante të mbahen në konfidencë, larg qytetarëve, pa besimin e tyre. “Këtë qasje nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik, e lëre më ky që e ka gjysmën, duke mos pasur fuqi, e synim strategjik. I kanë dhënë shkas miqve tanë, që të shprehin mosbesim ndaj tij si përfaqësues i Kosovës, pastaj edhe si i qeverisë”, ka thënë ai. Tahiri ka thënë se Kosova s’i duhet të mësojë nga informacionet e Serbisë, e cila ka agjendë të dëmtimit të interesave shtetformuese të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …