leoni

Hoxhaj: Mesazhi që morëm sot nga kryeministri Kurti është se e ka pranuar marrëveshjen dhe do ta mbajë të fshehtë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nga ajo që foli sot kryeministri Kurti, ne mësuam se ai e ka pranuar marrëveshjen për krijimin e asociacionit dhe do ta mbajë të fshehtë. Deputeti, Enver Hoxhaj theksoi më tutje se kryeministrit Kurti ka thanë “Po” një dokumenti pa negocuar, pa përfitim për Kosovën dhe pa asnjë kusht. Mesazhi që morëm sot nga kryeministri Kurti është se e ka pranuar marrëveshjen dhe do ta mbajë të fshehtë. A e keni menduar ju ndonjëherë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte i parimeve dhe idealeve, dhe tani përfundon në një situatë ku është i fshehtë, dinak, idhnak, manipulues, dhe për t’ju vendosur hi syve qytetarëve të Kosovës. Këto janë taktika të manipulimit. Nëse ky (Kurti) do të ishte burrështetas, sot do të thoshte ja e kam sjell draftin, shiheni draftin dhe lexojeni para se të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Sot në Kuvend nuk e kemi vetëm një situatë të një mungese flagrante të transparencës që nuk e dijmë se çka ka pranuar, sot e kemi një situatë të një mungese flagrante të përgjegjësisë publike për fjalën e dhënë dhe për veprat e bëra” theksoi mes tjerash, deputeti, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …