Në Gjakovë u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini dhe kryesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku i pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Ndër pikat e rendit të ditës ishte “Zhvillimi i qyteteve në fushën e inovacionit dhe turizmit kulturor”. Po ashtu, njëzëri u dakorduam për anëtarësimin e 47 komunave arbëreshe në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, si anëtar nderi, me qëllim përfshirjen në projektet e përbashkëta midis qyteteve anëtare, me fokus promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore materiale dhe jomateriale, projekte të ndryshme në kuadër të zhvillimit të turizmit, rrjetëzimit midis qyteteve dhe binjakëzimin e tyre, ndarjes së praktikave të mira, aplikimit të përbashkët midis qyteteve për marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian. Sa ndjenjë e mirë të jemi bashkë e të punojmë për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare! ka shkruar në logarinë e vet në facebook kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …