Qytetarët e Britanisë së Madhe në Referendunimin e 23 qershorit i kanë thënë jo vazhdimit të qëndrimit në BE. Sipas rezultateve zyrtare të orëve të para të ditës së sotme, fushata për daljen nga BE-ja ka fituar 52 % të votave, kurse ajo për mbetjen në BE 48 %. Lideri i UKIP-it, Nigel Farage ka thënë se kjo është Dita e Pavarësisë së Britanisë së Madhe. Anglia dhe Uellsi kanë votuar me shumicë për të dalë nga Unioni, kurse Skocia dhe Iralnda Veriore për të mbetur në BE. Monedha britanike Pound ka parë rënien më të madhe në histori për 30 vjet. Me shpalljen e rezultateve të referendumit është kërkuar menjëherë dorëheqja e kryeministrit, David Cameron.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …