Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të mbajtur në Fier theksoi se ‘reforma për drejtësinë’ është propozuar nga PS në vitin 2008, kur në qeveri ishte PD. Ai theksoi se më parë krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, kurse sot është tkurrur në vatra të caktuara, të cilat sipas kryeministrit do të shuhen me kalimin e kohës. Kreu i qeverisë i cilësoi si fillimin e një fundit arrestimet e figurave të profilit të lartë të krimit të organizuar në vendin tonë. Edi Rama tha se Jemi në shifra jashtëzakonisht pozitive. Jemi vendi më numrin më të ulët të vjedhjeve në Evropë. Për shkak të reformës në drejtësi dhe punës që është bërë me forcat e rendit, jemi sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar, dhe kjo nuk është diçka që bëhet se do ta bësh t’i por kërkon shumë kohë, durim, sofistikim, krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, sot është tkurrur në vatra të caktuara, por me krijimin e SPAK dhe fokusimin tani të të dyja palëve, aleati më i madh ka qenë prokuroria dhe gjykata, nuk ka qenë policia
Po të shikosh disa statistika, po them për kriminelë vrasës, përdhunues sa prej tyre kanë ri kryer vrasje, përdhunime pasi policia i ka arrestuar, gjykatësit i kanë nxjerrë, janë qindra, dhe nga ana tjetër, vërtet ne kemi bërë hapa kundër krimit të organizuar kanë qenë hapa që nuk na kanë dhënë pozicion revanshi por ekuilibri, tani kemi hyrë në revansh shteti, jo qeveria, qeveria ka Ministrinë e Brendshme, shteti ka shërbimin informativ, edhe kundër krimit të organizuar edhe kundër korrupsionit, tani është edhe SPAK, çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profile të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit, ka filluar fundi i pozicionit të themi të privilegjuarit të krimit të organizuar, do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do të shuhen, të gjithë ata që i përkasin kësaj bote dhe që do të kenë ku të rrinë në Shqipëri se një pjesë ia ka mbathur do përfundojnë ata që janë provat e para të gjalla se këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar.