Besa Ismalili: Gjuha antikombëtare e ngërdheshja e Albin Kurtit kundër PDK-së dhe UÇK-së është e papranueshme

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, në një postim të saj drejtuar kryeministrit, Albin Kurti  ka shkruar se nuk po na kërkon Vuçiqi e Serbia në Bruksel, por po na kërkon në Hagë. Ajo ka theksuar se nga padrejtësia, si një formacion i rënduar mbi çlirimtarët në radhë të parë, e pastaj te qytetarët dhe shteti në tërësi, ka kaluar në përndjekje. Tërë javës pamë përndjekje, madje edhe të ish këshilltarëve të çlirimtarëve. Tërë javës pamë seanca gjyqësore, që shpalosnin dosje të ziera nga kuzhinat e Vuçiqit dhe prokurorisë së Serbisë. Pikërisht dje u arrestua komandanti i zonës së Malishevës, Isni Kilaj. Për ironi, me të qeshur nëpër dhëmbë dhe sytë e drejtuar kah Partia Demokratike e Kosovës, kryeministri Kurti në Kuvend po bërtiste: ‘Po ju kërkon Vuçiqi!’. Gjuha e tij antikombëtare në kuvend është e papranueshme. Kurti do  të duhej të ishte kundër Vuçiqit dhe Serbisë që nuk heqin dorë nga shpifjet dhe nuk po heqin dorë së kërkuari që gjithë çlirimtarët të përndiqen e të dënohen në Hagë. Sepse, realiteti po e tregon çdo ditë dhe historia do ta dëshmojë se, Vuçiqi po e kërkon Partinë Demokratike të Kosovës, si pasardhësen kryesore të UÇK-së, në Hagë, nuk po e kërkon në Bruksel! Në Bruksel, për fatkeqësinë e Kosovës, Vuçiqi dhe Serbia, si dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare, e kanë pikërisht atë që deshën ta kishin, e që nuk do të gjenin dot një më të mirë sesa Albin Kurtin me kompaninë e tij  ka shkruar ish-deputetja Besa Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …