leoni

Drejtuesi kryesor i lëvizjes Hezbollah, Hasan Nasrullah i ka kujtuar Amerikës tërheqjen “poshtëruese” nga Afganistani

Drejtuesi kryesor i lëvizjes Hezbollah, Hasan Nasrullah i ka kujtuar Amerikës tërheqjen “poshtëruese” nga Afganistani. Nasrallah ka folur lidhur me akuzat nga Amerika, duke thënë se ajo vetë është përgjegjëse për krimet e Izraelit mbi civilët në rripin e Gazës. Me këtë rast ai paralajmëroi amerikanët se kërcënimet e tyre nuk e trembin Hezbollaun. Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera nga Izraeli në Gaza. Ne nuk kemi frikë, kemi mjetet për t’u mbrojtur edhe nga anijet amerikane. Flotat tuaja në Mesdhe nuk na trembin dhe nuk do të na trembin kurrë. Amerikanët kërcënuan se do të bombardojnë jo vetëm Hezbollahun në Liban, por edhe Iranin. Unë u them amerikanëve se kërcënimet dhe frikësimet janë të kota. Ne kemi përgatitur gjithçka për t’u përballur me ju, ne jemi gati. Amerikanë, kujtoni humbjet tuaja në Liban, Irak dhe tërheqjen tuaj poshtëruese nga Afganistani”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …