Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Escobar: Marrëveshjet që kanë arritur Kosova e Serbia, janë detyrime ligjore, nënshkrimi nuk është obligim në zbatimin e tyre

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  i ka thënë “Zërit të Amerikës” se marrëveshjet që kanë arritur Kosova dhe Serbia, janë detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në obligimin që kanë ato për zbatim. Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës. I pyetur spas këtyre qëndrimeve, Escobar ka thënë se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin, pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme. pasi të  dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë në rrugën drejt normalizimit; Kosova në formimin e Asociacionit dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin në vitin 2013 dhe më pas më  në vitin 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …