Xhavit Haliti

Haliti: Kryeministri Kurti nuk raportoi para Kuvendit të Kosovës por bëri propagandë elektorale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri, Albin Kurti nuk raportoi para deputetëve por bëri propagandë elektorale për t’i hedhur hi syve qytetarëve të pa informuar. “Zajednicë serbisht, bashkësi shqip, Asociacion frengjisht. Albini mund të ia vendosë edhe një emër tjetër por është e njëjta gjë dhe obligimet mbeten të njejta, që do të thotë, zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit” ka theksuar gjatë një deklarimi për gazetën “Blic”, deputeti, Xhavit Haliti. Ai ka shtuar më tutje se “Draftstatutin se ka pa veç Albin Kurti, por kofidencialiteti i kërkuar nga ndërmjetësuesit është obligim i të gjithëve që janë zotuar për të mos e bërë publik dersa të ketë harmonizim të plotë me faktorët relevantë. Përgjigjen debatit të djeshëm ia ka dhënë flakë për flakë , përfaqësuesi dhe ndihmuesi Amerikan në negocim, zoti Eskobar. Që dmth askush s do ju kërkoj nënshkrime asnjërës palë por marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe zotimi i bërë nga të dyja palët në Ohër, por të filloj zbatimi i tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …