Nga shumë të burgosur që po mbahen në Hagë, kryeministri  Kurti e vë theksin vetëm te Rexhep Selimi

Gjatë fjalës para pjesëmarrësve në mbledhjen e Vetëvendosjes, lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka folur mes tjerash edhe për Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen e po mbahen me pa të drejtë në burg, drejtuesit dhe eproret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por nga shumë të burgosur që po mbahen atje, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vën theksin vetëm te Rexhep Selimi. “Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet” theksoi mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti, por nuk shfaqi dëshirë për kthimin në Kosovë edhe të të burgosurve tjerë, të cilit i konsideron rival politik.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …