Aleanca Kosovare e Bizneseve ka paralajmëruar për pasojat e shumta që do të ketë Kosova nga Asociacioni. Ajo ka tërhequr vërejtjen se vet-menaxhimi ekonomik do të ketë pasoja edhe më të rënda për Kosovën se sa ai politik. “Asociacioni vet-menaxhues është vet-menaxhimi ekonomik dhe është më të drejta të plota për themelimin e kompanive të reja publike për miniera dhe minerale në Mitrovicë, Leposaviq e Graqanicë, për ujra në Zubin Potok dhe Ujman, në Brezovicë edhe në të gjitha komunat në kuadër të Asocacionit serb, fiton të drejtën për planifikim hapësinorë për herë të parë nga ministria e infrastrukturës dhe planifikimit hapësinorë. Vet-menaxhimi i Asociacionit serb është ekonomik, politik, arsimor, shëndetësor, kulturor, sportiv dhe krijon fonde menaxhuese, kjo do të thot më pak se republik politike e më shumë se autonomi kulturore” thuhet në shkrimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …