Tashmë ka kaluar një vit i plotë qyshkur kur lista serbe vendosi të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit. Dorëheqje dhanë pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna. Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa ardhur as edhe një ditë të vetme në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e opozitës në parlament, thonë se kjo parti ka qenë krijuesja e të gjitha tensioneve me të cilët është përballur vendi dhe kërkojnë që të merren masa. Deputetët e Vetëvendosjes bëjnë fajtorë ligjet aktuale.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …