Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka deklaruar se po bën përpjekje ta fitojë mocionin për klientin e tij pasi provat e Prokurorisë nuk kanë ndonjë peshë. Deri tash nuk shoh ndonjë fuqi në provat që ka Prokuroria, e që ndërlidhen me presidentin Thaçi, tha avokati për Nacionalen. Por nëse duhet të vazhdojmë me mbrojtjen, duhet ta paraqesim rastin. Megjithatë, është e vështirë të flitet në këtë fazë. Po përmbahem sepse në qoftë se ju jap një afat kohor, vërtetë nuk e di se çfarë do të sjellë Prokuroria që të përgjigjem, por nëse do të jemi të detyruar t’i paraqesim provat tona”, tha ai. Kemi shumë dëshmitarë ndërkombëtarë që do të flasin për kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Do të dëshmojnë për faktin se veçanërisht pas luftës, Thaçi është përpjekur të sjellë paqe dhe pajtim në Kosovë. Është i pari që është përpjekur t’i bind serbët që të mos largohen nga vendi. Duke folur lidhur me provat e Prokurorisë të marra nga Serbia, Keohe tha se këto janë shqetësime serioze për mbrojtjen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …