David Cameron ka deklaruar se do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që Britania e Madhe tanimë ka votuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian. Duke folur pas votimit të britanikëve për dalje nga BE-ja, ai ka thënë se “vullneti i popullit britanik” duhet respektuar. Ai ka shtuar: “E dua këtë vend dhe ndjehem krenarë që i kam shërbyer për gjashtë vite”. Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga Bashkimi Evropian. Siç raporton BBC, në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind, ndërkaq 48 për qind e kanë kundërshtuar Brexitin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …