NPL “Ambienti” në Ferizaj, ka përfunduar aksionin e pastrimit dhe lirimit të trotuarit nga barishtet gjembore dhe mbetjet e tjera, në Rrugën “Epopeja e Jezercit” deri tek kryqëzimi në Fshatin Balaj. Qytetarët të cilët e frekuentojnë këtë pjesë, tani kanë qasje të lehtë dhe të pastër.
NPL “Ambienti” në Ferizaj do të vazhdojë me aksionet e tilla çdo ditë, në shërbim të qytetarëve.