Analisti nga Këshilli joqeveritar për Politikë Demokratike në Berlin, Bodo Veber konsideron se gabimi fatal i Perëndimit është që e lejoi Beogradin dhe Listën Serbe të largohen nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Lëvizja e Beogradit, gjegjësisht urdhri i presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejtuar serbëve në veri për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, me premtimin e rremë se do të jetë një lëvizje drejt shkëputjes, përkatësisht aneksimit të veriut në Serbi, është një humbje e madhe, dëm për dialogun politik”, tha Weber për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Weber mendon se retorika e Perëndimit ndaj Beogradit filloi të intensifikohet vetëm me ngjarjet e rrezikshme në Banjskë, ndërsa ndryshimi i kursit politik ndaj regjimit të Vuçiqit nuk është në dukje tani për tani. Kjo qasje politike e dorëzimit inkurajoi Beogradin dhe hapi hapësirë që situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike. Vuçiq nuk u detyrua të ndryshonte qasjen e tij, por qasja e Perëndimit e vendosi atë në një pozicion të rehatshëm për të pretenduar se pranonte gjithçka që propozohej nga ndërmjetësit në dialog. Dhe në fakt, siç e pamë në takimet e fundit në Bruksel, ai nuk ishte dakord për asgjë, ka saktësuar Bodo Veber.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …