Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se emisari i BE-së, Lajçak i informoi se drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi. Ai shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin. Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi. Ai shtoi se në këtë takim ka shprehur edhe qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin e dialogut dhe mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë, sepse po flasim për një nga pjesët më kontraverse që kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë, pra draftin e Asociacionit”, tha Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …