Sadik Halitjaha

Nëndega e Mushtishtit e OVL-UÇK-së njoftoi se është shoqëruar për në Hagë eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha

Në njoftimin e nëndegës së OVL-UÇK-së, në Mushtisht të Therandës, thuhet se sot  më 7 nëntor 2023 e morën komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës,  Sadik Halitjaha! Kjo  marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojmë të ja dal për se mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim! Si në luftë ashtu në paq përherë ishte gardian i atdheut! I urojmë shëndet vullnet dhe suksese në këto përballje të pa drejta e të pa barabarta! Urojmë dhe shpresojmë të dalësh sfidues dhe me nder, thuhet në njoftimin që e ka publikuar Familja e komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha.  Ndërkohë, Sadik Halitjaha ka deklaruar se nuk është arrestuar,  por është shoqëruar për të dëshmuar në Hagë,  nga autoritetet e Gjykatës Speciale

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …