Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka, në brigjet e Italisë

Gjorgjia Meloni ka deklaruar se nga Italia për në Shqipëri do dërgohen mbi 3 mijë refugjatë në muaj, afërsisht 40 mijë në vit

Kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni, ka deklaruar se nga  Italia për  në Shqipëri do dërgohen mbi 3 mijë refugjatë  në muaj, afërsisht 40 mijë në vit. Qeveria e Shqipërisë ka publikuar detaje pas nënshkrimit për marrëveshjen me Italinë për refugjatët e paligjshëm që mbërrijnë në vendin fqinj. Agjencia për Media dhe Informim paraqet disa fakte mbi marrëveshjen për menaxhimin e fluksit të migrantëve të parregullt”:

Disa fakte mbi marrëveshjen me Italinë:

Sipas Nenit 3, Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e emigrantëve.

Sakaq, Neni 4 garanton kufirin maksimal, jo më shumë se 3000 persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Sipas Nenit 6, Italia përballon çdo shpenzim për emigrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare,

Neni 9 garanton: Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për proceduar e azilit. Në përfundim të proceduarave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e emigrantëve nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …