Kryeministri Albin Kurti ka emëruar, Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai njoftoi për këtë emërim në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë. Kurti, deklaroi se ka dërguar vërejtje për projektin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor. “Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti, duke shtuar se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”. Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh. Kurti tha se Atdhe Arifi është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …