Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka quajtur rrenacakë kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka quajtur rrenacakë kryeministri, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ai  tha se  deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës lidhur me  pagat e policëve të këtij njësiti, ishin të pavërteta, edhe pse Qeveria ka buxhet për t’i rritur pagat e Policisë së Kosovës. “Çfarë rrenacakësh  janë këta që   thonë ai e ka rrogën ashtu e ka kështu, trego drejt  se polici e ka rrogën 560 euro, ai që po shkon për të  vdekur në veri, 560 euro e ka rrogën, e unë që jam deputet që ulem aty e kam nja 2 mijë euro, plus kam edhe asistent. Sa këshilltarë i ka Kurti? 50 këshilltarë  i ka sot, sa ministri i ka dhe që thotë se  qeveria është e  madhe  dhe po na harxhojnë. Sa xhipa  i ka Kurti?  Haradinaj tha se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka familjarë në veri të vendit, prandaj me lehtësi i ofendojnë ata që po protestojnë për kushte më të mira të punës”, ka saktësuar me këtë rast kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …