Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Projekt-statuti i propozuar dhe i pranuar nga palët në dialog, është jashtë rendit kushtetues të Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori, Enver Hasani, ka folur për projekt-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të propozuar nga treshja evropiane. Ai ka theksuar se ky lloj i Asociacionit, nëse bëhet, është  jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Faktikisht kryeministri ka kompetenca shtesë, që  ia cakton Kushtetua, s’mund t’ia caktojë statuti që është akt nën ligjor, mandej Gjykatës Kushtetuese i caktohen kompetenca. Faktikisht organet qendrore vihen në shërbim të bashkësisë së komunave serbe, shërbëtorë të tij. Kjo çfarë po ndodh edhe kjo bashkësi e komunave do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Do të thotë si mos të ekzistojë Kushtetuta e Kosovës fare.  Sipas, profesor Enver  Hasanit draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është ligj, pasi ligje nxjerr vetëm Kuvendi i Kosovës. Drafti i tillë është  shkarravinë dhe se sipas tij, atë në Gjykatë Kushtetuese mund ta sjellin vetëm një kategori e personave që kanë rol publik në Kosovë. Atë mund ta bien në gjykatë si vendim të qeverisë vetëm deputetët, palët e autorizuara, Avokati i Popullit dhe Presidentja e Kosovës. Nuk mundet kryeministri”. Nuk pres prej Gjykatës Kushtetuese të shërbejë si bigë për proceset politike që janë pranuar me ndërkombëtarët, saktësoi profesor Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …