leoni

Zeni Bilimani:  PËRVJETORË QË S’HARROHEN KURRË!

Në përkujtim të 82 vjetorit të themelimit të PKSH.

8 Nentori 1941 shpresë për popullin, vdekje për pushtuesit e huaj e tradhtarët vendas në historine shekullore të kombit shqiptar.
Pas kthimit me atdhe të strategut, Enver Hoxha preokupimi i tij i parë ishte rivendosja e lidhjeve me lëvizjen komuniste shqiptare.
Në muajin korrik të vitit 1936, ai u njohe në Gjirokastër me militantin e shquar komunistin, Ali Kelmendi, i cili kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e shpërndarjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri.
Pushtimi fashist italian, në të gjithë vendin një atmosferë terrori e pa sigurie dhe vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e popullit e të kombit shqiptar.
Duke ndjerë tërë peshën e rëndësisë historike të momentit, Enver Hoxha ishte ndër të parët që diti të shikonte përtej errësirës fashiste, drejt ditëve të ardhshme të lirisë.
I ndërgjegjshëm për përgjegjësitë dhe detyrat e revolucionit komunist.
Me vendim të qendrës se grupit komunist të Korçës në fillimet e vitit 1940, Enver Hoxha erdhi në Tiranë, për t’ u hedhur menjëherë në veprim revolucionar për bashkimin e grupeve komuniste për formimin e PKSH.
I bindur për karakterin e gabuar të rrugës së ndjekur nga krerët e grupeve.
Enver Hoxha i dha hove punës për sheshimin e mosmarrveshjeve për gjetjen e gjuhës spërbashkët dhe për bashkëpunimin midis anëtarëve te grupeve për kryerjen e aksioneve revolucionare.
Duke vendosur lidhje të shëndosha me komunist revolucionarë e militantë të grupeve të tjera që vepronin në Tiranë ku shquheshin shokët, Qemal Stafa, Vasil Shanto e të tjerë.
Enver Hoxha, punoi dhe luftoi per formimin e PKSH-së.
Për te intensifikuar përpjekjet për bashkimin e grupeve komuniste dhe formimin e Partisë. Enver Hoxha, shkoi në disa qytete si në Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Kuçovë, Berat e gjetkë.
Veprimi më i rëndësishëm i përbashkët i grupeve ishte organizimi i demonstratës së madhe qe shpërtheu në Tiranë më 28 Tetor, 1941.
Enver Hoxha ishte organizatori kryesor i kësaj demostrate duke qëndruar në radhët e para.
Në mbledhjen e grupeve kryesore komuniste tShqipërisë që më 8 Nëntor 1941 themeloi Partinë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha me platformën ideologjike politike e o organizative që paraqiti e mbrojti me luftën parimore kundër tezave likuidatore i përkrahur dhe nga pjesëmarrësit tjerë të mbledhjes e vuri Partinë e sapo lindur në themele te shëndosha marksiste-leniniste.
I zgjedhur nga mbledhja themeluse antar i Komitetit Qëndror te përkohshëm të partise dhe i ngarkuar me drejtimin e punës së tij, Enver Hoxha u vu menjeherë ne ballë te punës dhe përpjekjeve për organizimin e PKSH dhe lidhjet e saj me masat.
Rezoluucioni i mbledhjes se grupeve kryesore komuniste të Shqipërisë dhe thirrja e parë e K.Q. të PKSH .drejtuar popullit shqiptar pas krijimit të partisë të shkruar nga vetë Enver Hoxha në Nëntor 1941 ushtoi si kushtrim i fuqishëm lufte per komunistët dhe mbarë popullin shqiptar.
Lavdi Komandantit të LANÇ-re, Enver Hoxhës! 
Lavdi PKSH! 
Lavdi dëshmorëve të atdheut! 
7 Nëntor, 2023

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …