KMDLNJ

KMDLNJ: Që nga përfundimi i luftës në Kosovës nuk ka pasur falje të personave të privuar nga liria në mungesë të bazës ligjore

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, ku këtë fund-vit pritet të falen 570 të burgosur dhe të dënuar. Sipas KMDLNj-së, ky vendim nuk është i pari, por në këtë aspekt Kosova ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje. Këshilli ka theksuar se në Kosovë që nga përfundimi i luftës nuk ka pasur falje të personave të privuar nga liria në mungesë të bazës ligjore për këtë. Të burgosurit kanë mundur të kërkojnë falje vetëm nga presidenti dhe nga Paneli për lirim me kusht. “Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë përmes një ligji mori vendim që në fund të vitit 2023 të falë 570 të burgosur dhe të dënuar e që është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si edhe me të drejtat e personave të privuar nga liria. Përfituesit e kësaj faljeje janë të kategorizuar sipas peshës së veprës, dënimit, moshës, gjendjes shëndetësore, gjinisë dhe shkallës së risocializimit etj. Kjo nuk është falja e parë që bëhet në Shqipëri por se është shndërruar thuaja në rregull. Në Kosovë, që nga përfundimi i luftës nuk ka pasur falje të personave të privuar nga liria në mungesë të bazës ligjore për këtë, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …