Edhe sot, dëshmitari, Gjergj Dedaj ka vazhduar paraqitjen e tij para Gjykatës Speciale, në Hagë, në rastin ku por gjykohen krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka dhënë si provë materiale para gjyqit, një video të dëshmitarit, Gjergj Dedaj duke folur para gazetarëve më 23 shtator të viti 1998 për UÇK-në. Avokati e ka pyetur dëshmitarin se “a janë të vërteta gjërat që i ka thënë në video dhe a janë të sakta” me atë se çfarë ai di dhe beson. Dedaj tha se më vjen shumë keq që kjo video nuk është e tëra, kjo konferencë ka zgjatur më shumë, kam thënë mes të tjerash, nuk e di se ka efekt që ta them këtu, por kam thënë se UÇK-ja është në mbrojtje të pragut të shtëpisë, familjeve tona, nderit dhe kam ftuar popullin e Kosovës për solidaritet, kam ftuar NATO-n për me u solidarizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe gjëra të tjera”. Edhe pse thashë se e kam dhënë këtë paraqitje para gazetarëve, nuk e di por diku dy orë pasi jam kthyer nga zonat e luftës, ku kemi parë një terror të tmerrshëm të forcave Serbe ndaj popullatës së Drenicës dhe gjendja jonë ishte e rëndë shpirtërisht, se çfarë kemi parë në Drenicë”, është përgjigjur, Gjergj Dedaj. Ai është pyetur se a kishte frikë për familjen e tij në kohën kur e ka përmendur UÇK-në. Vetëm nga forcat serbe, për vete nuk kam pasur frikë. Familja ime e dini edhe ju është njëra nga familjet që ka pësuar më së shumti në Kosovë nga forcat serbe”. Unë e kam thënë të vërtetën dhe saktësinë në atë konferencë, sepse kishte shumë gazetarë në atë sallë, edhe gazetarë të huaj që raportin për mediet e huaja, ishte konferencë me rëndësi, por mund të them se disa individëve aty, në atë kohë nuk u ka pëlqyer kjo paraqitje e imja”, është deklaruar me tjerash dëshmitari, Gjergj Dedaj.
