Kryetari Latifi priti në takim anëtarët e Ansamblit çam “Mall për Çamërinë”

Kryetari i Komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të mërkurën në zyrën e tij anëtarët e Ansamblit çam “Mall për Çamërinë”, të prirë nga solistët e njohur Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi, të cilët po marrin pjesë dhe po e madhështojnë edicionin e V-të të festivalit mbarëkombëtar të këngëve dhe të valleve  “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”. Me këtë rast, kryetari Latifi i ka falenderuar solistës në fjalë dhe inkurajuar që të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor edhe në vitet e ardhshme.

Kryetari Latifi me këtë rast ka falënderuar edhe artistët rahovecas, prof. Naser Dula dhe Ardian Limanmera për organizimin e një ngjarjeje madhështore siç është festivali “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …