Sot, nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Rahovecit pranoi një automjet të dedikuar për QKMF- në, në Rahovec. Automjeti i tipit “Peugeot” do të përdoret për nevojat dhe aktivitetet e shërbimeve shëndetësore, si: vaksinimi, ruajtja dhe mirëmbajtja e zinxhirit të ftohtë të vaksinimit dhe të produkteve të tjera termolabile, vizita në shtëpi, vizita te nënat dhe fëmijët, paliacioni dhe shërbime të tjera sipas nevojës.