leoni

Tomë Gashi

Tomë Gashi: EULEX-i ende nuk ka mandat për të vepruar në Kosovë

Avokati Tomë Gashi duke folur lidhur me anulimin e  seancave të hetuesisë së veçantë kundër Azem Sylës dhe të tjerëve të caktuara për datat 27, 28, 29 qershor dhe 1 korrik 2016, ka deklaruar se arsyeja për këtë shtyrje  vlerësohet të jetë se EULEX-i sepse ende nuk ka mandat për të vepruar në Kosovë. Misioni i BE-së këtë nuk e ka pritur, pasi ka qenë  i sigurt se mandati do të vazhdohet pa asnjë problem siç është vazhduar që nga viti 2008 vetëm me letërkëmbime, që në emër të Kosovës i ka dërguar Presidenti-Presidentja zyrtarëve të lartë të BE-së, por matematikat këtë radhë pak sa janë prishur dhe tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës se a duan që të kemi Mision të tillë në shtetin tonë edhe pas 17-viteve të çlirimit nga okupatori serb dhe 8 vite pas shpalljes së pavarësisë, po ashtu deputetet e Kosovës e kanë në duart e tyre që nëse dëshirojnë vazhdimin e Misionit të Eulex-it atëherë mund ti reduktojnë kompetencat e EULEX-it dhe të dukemi pak sa si shtet normal në sferën e sundimit të ligjit. EULEX-i e ka edhe një problem se si ta shpjegoj pamundësinë e zbulimit të vendndodhjes së një dëshmitari të mbrojtur, të cilin Policia e Kosovës po e kërkon, por ende nuk po e gjen, a thua pse nuk po i ndihmon Policisë së shtetit në të cilin janë mysafirë të “ftuar”për të ndihmuar në imponimin e sundimit të ligjit, ka shkruar avokati Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …