Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Qeveria ka diskriminuar komunat e mëdha, ndërsa ka mbështetur ato që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje

Me debate dhe kundërshtime është përcjellë diskutimi rreth Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2024 në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Kritikat janë adresuar në shumën prej 1 miliard euro për subvencione, ndërsa vetëm 200 milionë euro për investime kapitale. Aty është thënë se 805 milionë euro do të shkojnë për paga dhe mëditje gjatë vitit 2024, ndërsa buxheti në total për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar në detaje sa i përket këtij buxheti. Ndërkohë kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka pyetur Muratin se sa është shtesa e buxhetit për komunat krahasuar me vitin e kaluar. Murati është përgjigjur se krahasuar me vitin e kaluar është rreth 90 milionë euro, më tepër sesa viti paraprak. Kritika për ndarjet buxhetore ka adresuar deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai thotë se qeveria ka ndarë buxhet më pak për investime kapitale, ndërsa ka shtuar atë për subvencione. “Asnjë afat nuk e arsyeton këtë buxhet dhe këto janë disa shkarje. Në buxhet keni 24 për qind investime kapitale dhe 30 për qind subvencione. Ju personalisht e keni anashkaluar çështjen e subvencioneve. 1 miliard euro janë në dorën tuaj që të bëni çfarë të doni, ndërsa janë vetëm 200 milionë euro për investime kapitale”, ka thënë Shala. Më tutje, Shala ka thënë se qeveria ka diskriminuar komunat e mëdha, ndërsa ka mbështetur ato që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …