Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë shumë të gatshme për të ndihmuar rritjen e numrit të femrave në policinë e Kosovës

Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë shumë të gatshme për të ndihmuar rritjen e numrit të femrave në policinë e Kosovës

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës është venë në theks rëndësia dhe të arriturat e këtyre të fundit në shërbimin e qytetarëve të Kosovës, për të krijuar siguri dhe rend. Gjithashtu është premtuar përkrahje e vazhdueshme nga përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë që gratë police të Kosovës të shtohen në numër dhe të arrijnë sa më shumë rezultate. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, tka thënë se besojnë se gratë janë thelbësore për suksesin e misionit të Policisë së Kosovës, për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës. “Duhet të jem i sinqertë, ne globalisht nuk po ecim shumë mirë për momentin. Rreth 15 për qind e policëve në mbarë botën janë femra, rreth 27 për qind e gjyqtarëve në mbarë botën janë femra. Më duhet të besoj se përbërja etnike e popullsisë globale nuk përputhet me ato shifra. Dhe situata në Kosovë pasqyron edhe statistikat, femrat aktualisht përbëjnë vetëm rreth 14 për qind të forcës policore të Kosovës, por ndoshta nuk kam nevojë t’ju them këtë, mendoj se ju e dini mirë. Dhe dua të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara janë shumë, shumë të gatshme për të ndihmuar në këtë drejtim, ka thënë ambasadori, Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …