Autoritete të 80 vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, takohen sot në Paris, për të koordinuar dërgimin e ndihmave dhe për të vlerësuar se si do të ndihmohen të plagosurit në enklavën palestineze të Gazës, por nëse nuk ka ndërprerje të luftimeve, nuk priten rezultate konkrete. Franca i ofroi mbështetje Izraelit pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi islamik palestinez Hamas më 7 tetor, por bombardimet hakmarrëse të Izraelit kanë ngjallur shqetësim për një rritje të viktimave civile. Mijëra njerëz në Gaza janë vrarë, plagosur ose zhvendosur. Nuk është sekret që sot në Gaza, është vështirësuar qasja në nevojat themelore, ilaçet, ujin e kështu me radhë. Prandaj, qëllimi është në të vërtetë të punohet me të gjithë pjesëmarrësit, dhe gjithashtu me Izraelin për të siguruar qasje më të mirë”, tha një bashkëpunëtor i presidentit francez për gazetarët përpara konferencës për shtyp. I pranishëm në këtë takim do të jetë kryeministri palestinez Muhamad Shtajeh, por Izraeli nuk është ftuar. Në këtë konferencës marrin pjesë autoritete rajonal nga Egjipti, Jordania dhe shtetet arabe të Gjirit, disa vendet perëndimore dhe nga vendet anëtare të grupit G20, me përjashtim të Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …