Në një letër drejtuar kryetarit amerikan, Xho Biden, demokratët e partisë së tij i kanë bërë thirrje për miratimin e mbrojtjeve të përkohshme për palestinezët përmes programeve qeveritare që mbrojnë emigrantët nga kthimi në vendet që janë shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore ose lufta. Ligjvënësit përmendin numrin në rritje të vdekjeve në Gaza, veçanërisht në mesin e fëmijëve, nga lufta njëmujore mes Izraelit dhe Hamasit dhe mungesës së ushqimit dhe ujit. “Në dritën e konfliktit të armatosur që po vazhdon, palestinezët tashmë në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të detyrohen të kthehen në territoret palestineze, në përputhje me angazhimin e deklaruar të Presidentit Biden për mbrojtjen e civilëve palestinezë”, shkruan ligjvënësit në letrën që iu dha Associated Press përpara publikimit të saj. Letra është një përpjekje e dukshme nga demokratët për të mbrojtur palestinezët në një kohë kur republikanët kryesorë, përfshirë edhe ish-presidentin Donald Trump, kanë bërë thirrje që Amerika të bllokojë palestinezët që përpiqen t’i shpëtojnë luftës në Gaza.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …