Sot në Tiranë, kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbajnë seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të aksionit të opozitës, Kuvendit të Shqipërisë kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm, pasi do të udhëtojë drejt Francës, ku është ftuar nga kryetari i këtij shteti, Emmanuel Macron. Rama ka njoftuar se do të jetë në Paris, pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Të dy kryeministrat shqiptarë, ftesën e kanë marrë nga kryetari i francez Emmanuel Macron. Duke qenë se do të jetë në Paris, Rama nuk do të marrë pjesë as në konferencën për shtyp për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …