leoni

Zbukurohet parku ,,Ahmet Shtimja” me lule dhe bimë dekorative

Për rregullimin e parqeve publike me bimë dekorative, lule e drunj, Komuna e Shtimes ka kontraktuar NPT “Agro Coop” nga Shtimja, i cili projekt sipas kontratës të lidhur nga Zyra e Prokurimit kap vlerën prej 6,865.30 euro.

Sipas drejtoreshës për Shërbime Publike, Ardiana Rama – Gashi, lule të llojeve të ndryshme janë mbjellur në Parkun “Ahmet Shtimja” përgjatë dy brigjeve të lumit Shtimjanja, pastaj në parkun e vogël rrëzë rrugës “De Rada”, mandej në oborrin e Komunës së Shtimes dhe në Sheshin e UÇK-së, për të cilin shpenzimet i ka bartur vet kompania. Për kujdesinë dhe ujitjen e tyre, thotë Rama-Gashi është kontraktuar kompania e njëjtë që ka bërë edhe mbëltimin e tyre. Ndërkaq, për drunjtë dekorativ, drejtoresha Rama-Gashi thotë se për shkak të kushteve klimatike është vendosur të mbillen në sezonin e vjeshtës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …