Ministrja për të Drejtat Sociale e Spanjës, Ijone Belarra, ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, raporton Anadolu. Ajo ka thënë se Ajo që po ndodh në Palestinë është “gjenocid” dhe përpjekje për të shfarosur një popull të tërë Duke folur në Parlament, zonja Belarra pyeti Partinë Popullore konservatore të Spanjës, që konsiderohet si pro-izraelite, nëse “do të pushojë së qeni bashkëpunëtor me shtetin gjenocidal të Izraelit”. Ajo theksoi se palestinezët po përballen me “spastrim etnik”. “Kjo që po shohim këto ditë është e tmerrshme”, tha Belarra, duke iu referuar sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor. Të paktën 10 mijë e 569 palestinezë, përfshirë 4 mijë 324 fëmijë dhe 2 mijë 823 gra, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza. Ndërkohë, numri i izraelitëve të vdekur ka arritur në afër 1.600, sipas shifrave zyrtare. Ndërsa kjo po ndodh në një kontekst ku shteti i Izraelit ka pushtuar ilegalisht për dekada toka që nuk i përkasin, duke vjedhur shtëpi nga palestinezët, duke i ngacmuar ata, duke ushtruar dhunë të përditshme kundër popullit palestinez”, tha Belarra, e cila është lidere e Partisë së krahut të majtë Podemos, në Spanjë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …