Ministri i Brendshëm i Turqisë, ka bërë të ditur se policia e shtetit ka arrestuar kapobanditin e drogës, Dritan Rexhepi. Lajmi ka bërë jehonë të madhe pasi mbi të rëndojnë disa vepra të rënda penale, për të cilat është në kërkim në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë. “Dritan Rexhepi, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës të quajtur “Kompanio Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, u akuzua nga organet gjyqësore për “Vrasje me dashje, Drogë, Rrëmbim, falsifikim të dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit”. Nga autoritetet e Italisë dhe Shqipërisë, ai kërkohej në nivel ndërkombëtar për ekstradim”, shkruan ministri turk. Dritan Rexhepi është një ndër emrat më të lakuar të drejtësisë shqiptare. I njohur si komandues i trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në Europë, Rexhepi ka mundur t’i shpëtojë disa herë drejtësisë, përmes arratisjeve të bujshme, të cilat ia akne mundësuar paratë. Po ashtu, ai dyshohet si porositës i peng-marrjes dhe vrasjes së Jan Prengës, ku shkak dyshohet të jenë konfliktet me të vëllain e viktimës, për shkak të pazareve të drogës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …