Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, konsideron se marrja në pyetje nga Prokuroria e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, për rastin Dehari, është e panevojshme, por e di mirë se nuk është e paligjshme, edhe pse nuk e thotë. Madje ai konsideron se rasti po politizohet qëllimisht nga prokurori, Afrim Shefkiu, pasi sipas tij çdo gjë është e qartë dhe dihen rrethanat që duan deri në vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes. Ai madje ka shtuar se ish-kryetari Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli paskan folur publikisht nëpër intervista se Astrit Dehari është vrarë dhe asnjëherë nuk janë ftuar në intervistim nga Prokuroria. Tomë Gashi e di se zonja Haxhiu as është kryetare as kryekuvendare, por ministre e Drejtësisë dhe pikërisht asaj i takon rasti, madje në radhë të parë sepse në kohën kur ajo është ministre humbën edhe mostrat e aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …