Situata e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë vijoi edhe sot, po këtë radhë nga deputet e Sali Berishës me ata të Lulzim Bashës

Situata e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë vijoi edhe sot, po këtë radhë nga deputet e Sali Berishës me ata të Lulzim Bashës

Sot në Kuvendin  e Shqipërisë në një konflikt  verbal janë përfshirë deputetët demokratë, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula, i pari pjesë e grupimit Basha dhe i dytë i grupit Berisha. Në hyrje të komisionit për Çështjet Evropiane, dy deputetët u panë duke u përplasur verbalisht dhe duke u sharë. Çollaku dhe Sula u shfaqen  duke i drejtuar ofendime njëri tjetrit. Dashnor Sula  iu ka drejtuar  Kreshnik Qollakut me  fjalë fyese si  “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun e tij  si mashtrues. Po ashtu, ai i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij, pasi pretendon se ky i fundit e ka cenuar fizikisht. Lidhur me këtë rast është dashur edhe ndërhyrja e njërit  prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës gjatë konfliktit të tyre verbal.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …