Ndonëse e ardhmja e Bashkimit Evropian po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, veçmas pas daljes së Britanisë së Madhe, klasa politike shprehet tejet optimiste se vendi ynë do të jetë pjesë e familjes evropiane. Për kryekuvendarin, Kadri Veseli, rruga e integrimit të vendit tonë drejt BE-së do të jetë e pandryshueshme. Në një postim të afishuar në profilin e tij në facebook, ai ka shprehur ‘keqardhje’ për referendumin në Britani, ndonëse ky ishte vendimi i shumicës së britanikëve. “Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryeshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian”, përfundon shkrimi i kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …