Rregullohen rrethojat e oborrit të shkollës së mesme të lartë në Pozheran

Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin dhe krijimin e kushteve nëpër shkolla, por edhe sigurisë së objekteve, në shkollën e mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të komunës së Vitisë, ka filluar projekti i rrethojës së oborrit të kësaj shkolle. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë vizitës që i ka bërë punimeve që janë duke u kryer, ka thënë se do të vazhdohet edhe më tutje me investimet në shkollat e komunës së Vitisë, në mënyrë që kushtet për nxënësit dhe personelin arsimor të përmirësohen dukshëm. “Janë realizuar një sërë projektesh të rrethojës së oborreve të shkollave dhe do të vazhdojmë tutje”, është shprehur kryetari Haliti. Gjithashtu, kanë vizituar edhe ambientet e brendshme të shkollës, ku është bërë furnizimi me inventar të ri.

May be an image of 3 people, people studying, table and hospital

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …