Referendumi britanik, në të cilën shumica e britanikëve votuan për dalje të vendit nga BE, ka nxitur edhe partitë në shtete të tjera për të ndjekur një praktikë të tillë. Partitë që ideologjikisht i përkasin të djathtës, kërkojnë mbajtjen e referendumeve të ngjashme edhe në vendet e tyre. Kështu, kryetarja e Frontit Nacional në Francë, Marin Le Pen ka deklaruar se Franca ka 1 mijë arsye më shumë sesa Britania për t’u larguar nga BE. Ajo ka fajësuar Bashkimin Evropian për papunësinë e lartë në Francë si dhe për dështimin në parandalimin e trafikantëve, terroristëve dhe emigrantëve. Edhe holandezi, Geert Wilders, kryetari i Partisë së Lirisë, ka thënë se duan të marrin në duar frerët e vendit. Ai ka premtuar se nëse do të bëhet kryeministër do të shpallë referendumin për shkëputjen nga BE-ja. Një sondazh i zhvilluar së fundmi sugjeron se 54% e qytetarëve holandezë kërkojnë mbajtjen e referendumit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …