Numri dy në Qeveri pas Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq ka shprehur keqardhje që UNMIK-u është përjashtuar nga vendim-marrja për Kosovën. Në një prononcim për mediet në Beograd, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq ka shtuar se është mirë që EULEX-i të qëndrojë në Kosovë për të konstrolluar institucionet për zbatimin e ligjit. “Marrëveshja për procesin e transferimit të kompetencave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë tek institucionet kosovare është arritur ndërmjet politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të BE-së.”, ka thënë Stojanoviq. Ai ka tërhequr vërejtjen se prania e EULEX-it në Kosovë është shumë e rëndësishme, sepse, ka thënë ai, pa këtë mision dhe rolin e tij, nuk do të kishte as minimum të kontrollit të institucioneve që duhet të sigurojnë sundimin e ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …