Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë për Gazetën, Blic, ka thënë se Kurti erdhi në parlament dhe u tha qytetarëve të Kosovës, së unë e kam një dokument që e kam pranuar, por juve nuk mund të iu tregoj pasi që ashtu më kanë thënë. Limaj thotë se kur je në negocim është në rregull që të mos shpalosen detajet, por pasi që t’i jep dakordimin dhe pranon diçka është e domosdoshme që të shfaqet në institucionin më të lartë të vendit. Në bisedime është rregull që kur je në negocim vërtet nuk shpalosen detajet se je ende në negocim. Është dokument i punës, i veprimit dhe mundet të prishet, por në momentin kur ti jep dakordimin, kur pranon diçka, e ke të domosdoshme ta shpërfaqë në institucionet më të larta. Kurti para një jave iu tha deputetëve atë njeri që unë kam thënë është i Serbisë, për Lajçakun, ai njeri më ka urdhëruar që mos t’i tregoj popullit të Kosovës se çfarë kam pranuar dhe unë i bindem atij, tha Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …