LDK-ja dhe AAK-ja kanë kritikuar Qeverinë Kurti për mospublikim të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këto dy parti kanë pak besim në Albin Kurtin si kryeministër. LDK e AAK, thonë se mungesa e transparencës së kësaj qeverisje e ka përcjellë që nga fillimi. Ndërsa sa i përket kërkesës së faktori ndërkombëtar që ky draft të mbahet i fshehtë, opozita ka kërkuar seancë të mbyllur. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se kryeministri Albin Kurti duhet ta informojë Kuvendin dhe jo vetëm partinë e tij. Ajo thotë se Kurti sa ishte në opozitë ka kërkuar nga kryeministrat që të raportojë para dhe pas takimit. “Është shqetësuese për ne si opozitë mos dorëzimi i draftit të asociacionit sepse nga fillimi ky proces nuk ka pasur as pak transparencë. I njëjti njeri kur ka qenë në opozitë ka kërkuar që para dhe pas çdo takim, çdo dokument që vjen të prezantohet në Kuvend. Atë ditë edhe pas ftesë që e kemi bërë si parti nuk patëm qasje në atë dokument. Çdo kush duhet ta dijë se kah jemi duke shkuar si vend. Kryeministri Kurti duhet që të dijë fillimisht që nuk është kryeministër vetëm i partisë por është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë duhet të jenë të informuar e sidomos ne si deputetë”, u shpreh, zonja Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …