KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale po përpiqet ta shpëtojë farsën skandaloze të rrjetit mafioz të Dik Martit me Beogradin e Moskën

Gjatë kësaj jave dhe më parë, hetues të Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë bastisur shtëpitë e disa këshilltarëve të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burgun  e Hagës, i akuzuar për gjoja krime  lufte. Bastisjet në shtëpitë e disa këshilltarëve të Hashim Thaçi këtë javë ishin pjesë e hetimeve për sikur thuhet “pengim të dyshuar të drejtësisë”. Prokurorët  konfirmuan se urdhëruan disa bastisje në Kosovë, si pjesë e hetimeve nga prokurorët për pengim të mundshëm të drejtësisë, por nuk specifikuan  se kush është në shënjestër të hetimit dhe nuk dhannë ndonjë detaj në lidhje me keqbërjen e dyshuar. Bastisjet u kryen nga oficerë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.

Bastisjet me siguri se do të vazhdojnë, pas Gjykata Speciale, e cila   po mundohet me çdo kusht të zgjerojë aktivitetin dhe  të krijojë bindje në opinion se dëshmitarët qenkan nën presion për të ndërruar deklaratat,  dhe,  në rast të dështimit, ta arsyetojë angazhimin me pamundësinë, për të vepruar në kushte dhe rrethana kur dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur  po zbehen dhe po del në shesh e vërteta, pasi shumë nga  ata kanë qenë të instruktuar, të joshur me favore, të mbrojtur me ndërrimin e identitetit dhe se tërë kjo ka qenë një farsë skandaloze i një rrjeti  mafioz  ndërkombëtar të Dik Martit me Beogradin e Moskën.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …